Gjej punë Punëso dikë Ruajtur ?
ED-UR-NET

TEKNIK TERRENI

Kopjuar

ED-UR-NET

Paga

500
1000

Tipi i punës

E plotë

Eksperienca

Intern

Lloji i punës

Remote
Përshkrimi i punës

Kërkojmë Teknik Terreni për instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve Wi-Fi te klientët në Kamëz dhe rrethinat. Pozicioni kërkon aftësi teknike, korrektësi dhe gatishmëri për të punuar në terren dhe për të zgjidhur problematika teknike në mënyrë efikase.

Kriteret e kërkuara:

  • Përvojë e mëparshme në pune terreni apo telekomunikacion (përvoja me fibër optike është avantazh).
  • Njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe Wi-Fi.
  • Patentë Shoferi (Kategoria B) e domosdoshme.
  • Aftësi për të punuar në lartësi (në shtylla/shkallë).
  • Korrektësi dhe sjellje profesionale me klientët.
Kërkesat
  • Shtrimi dhe lidhja e linjave të fibrës optike (kabllot drop / ONT).
  • Montimi dhe orientimi i antenave Wireless (Ubiquiti / Cudy).
  • Instalimi dhe konfigurimi i pajisjeve Wi-Fi te klienti.
  • Identifikimi dhe zgjidhja e defekteve teknike në terren.
Përfitimet
  • Pagë konkurruese dhe me ngritje sipas performancës.
  • Automjetin e punës dhe të gjitha mjetet e nevojshme teknike.
  • Ambient bashkëpunues dhe mundësi zhvillimi profesional.
Si të aplikosh

Të interesuarit të kontaktojnë në: 067 69 20 625 ose te aplikojne nga WorkWonders.

Rreth nesh

https://www.instagram.com/ed_ur_net__isp/

ED-UR-NET, është një kompani që ofron shërbime interneti dhe komunikimi wireless. Synimi ynë është t’u ofrojmë klientëve internet të qëndrueshëm, shërbim cilësor dhe mbështetje teknike profesionale. Ne punojmë çdo ditë për të përmbushur nevojat e klientëve tanë dhe për t’u ofruar oferta konkurruese dhe zgjidhje të përshtatura. Për ne, kënaqësia e klientit dhe cilësia e shërbimit janë prioriteti kryesor.

Punë aktive: 1
Adresa:

Rruga Argjinatura Kamez, Tirane, Shqiperi

Numri i punonjësve:

I vogël (10-100 punonjës)