Gjej punë Punëso dikë Ruajtur ?
Aiba

Specialit Kaldaist/Mekanik

Kopjuar

Aiba

Paga

50000/M

Tipi i punës

E plotë

Eksperienca

Mid Level

Lloji i punës

Në zyrë
Përshkrimi i punës

Kërkojmë Specialist Kaldaist/Mekanik në Vorë, për mirëmbajtjen dhe funksionimin e pajisjeve industriale dhe sistemeve të avullit. Pozicioni është i përshtatshëm për profesionistë teknikë me eksperiencë dhe aftësi në diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve mekanike.

  • Orari e Hënë - e Premte 07:00-15:00, e Shtunë 07:00-12:00.

Kërkesat
  • Operimi dhe mirembajtja e kaldajave me avull.
  • Diagnostikimi dhe riparimi i defekteve mekanike në linjën e prodhimit.
  • Kryerja e mirembajtjes parandaluese dhe korrigjuese për pajisjet industriale.
  • Sigurimi i funksionimit të rregullt dhe efiçiencës se sistemit te avullit dhe makinerive.
  • Eksperiencë në operimin dhe mirembajtjen e kaldajave me avull.
  • Njohuri dhe aftësi mekanike për mirembajtjen e linjave të prodhimit
  • Preferohet te kete certifikate kaldaisti.
Përfitimet
  • Punë praktike me pajisje dhe sisteme industriale.
  • Mundësi për të zhvilluar më tej aftësitë teknike dhe mekanike.
  • Përvojë në mirëmbajtjen e kaldajave me avull dhe linjave të prodhimit.
  • Mundësi për të zhvilluar aftësi në diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve.
  • Ambient profesional dhe teknik pune.
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë.
  • Paga 50000 Neto.

Rreth nesh

https://www.instagram.com/vezaaiba

Gjithçka nisi me dy vëllezër dhe një ide të thjeshtë, por të pazakontë për Shqipërinë e asaj kohe: si t’u ofronin familjeve shqiptare një produkt ushqimor me standardin dhe sigurinë e një vendi evropian. Vëllezërit Duka themeluan kompaninë aiba në vitin 1994, fillimisht si prodhues ushqimi për blegtori. Ata punuan me një vizion të qartë dhe me besim të palëkundur në fuqinë e sipërmarrjes së lirë. Të udhëhequr nga dëshira për të sjellë risi në çdo hap, ata vendosën të investojnë në një fermë pularie me 5,000 shpendë. Ky investim modest shënoi fillimin e një historie suksesi që falë punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm e ktheu aiba-n në prodhuesin më të madh dhe të rëndësishëm të vezëve në Shqipëri. Nga një ide e thjeshtë, u krijua një markë që sot është bërë sinonim i vezëve dhe produkteve të vezës shqiptare, duke u ofruar mijëra familjeve në mbarë vendin sigurinë dhe cilësinë që meritojnë çdo ditë.

Punë aktive: 5
Adresa:

Lagjja 14, Rruga Sali Nivica, Shkozet, Durrës, Shqiperi

Numri i punonjësve:

I Mesëm (100-1000 punonjës)

Kontakt:

email: info@aiba.al

tel: +35544540566