Gjej punë Punëso dikë Ruajtur ?
Aiba

Shofer

Kopjuar

Aiba

Paga

50000/M

Tipi i punës

E plotë

Eksperienca

Mid Level

Lloji i punës

Hibrid
Përshkrimi i punës

Kërkojmë shofer për transportin e produkteve ushqimore në Shkozet-Durrës, i cili do të jetë përgjegjës për transportin e sigurt dhe në kohë të produkteve sipas itinerareve të përcaktuara. Pozicioni kërkon korrektësi, përgjegjshmëri dhe kujdes gjatë transportit.

  • Orari: e Hënë – e Premte 07:00–15:00, e Shtunë 07:00–13:00.
Kërkesat
  • Transporton produkte ushqimore sipas intenierarit të caktuar.
  • Siguron që produktet ruhen në kushte të përshtatshme gjatë transportit (temperaturë, higjienë, etj.).
  • Kontrollon automjetin para dhe pas çdo udhëtimi (gjendja teknike, karburanti, etj.).
  • Mban dokumentacionin përkatës të ngarkesës dhe dorëzimit.
  • Respekton rregullat e qarkullimit rrugor dhe standardet e sigurisë.
  • Komunikon me menaxherin/logjistikën për çdo problem apo vonesë.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e mjetit transportues.
Përfitimet
  • Mundësi për të fituar eksperiencë në transportin dhe logjistikën e produkteve ushqimore.
  • Zhvillim i aftësive në menaxhimin e itinerareve dhe dokumentacionit.
  • Mundësi për të zhvilluar më tej aftësitë profesionale.
  • Paga 50000+Bonus.

Rreth nesh

https://www.instagram.com/vezaaiba

Gjithçka nisi me dy vëllezër dhe një ide të thjeshtë, por të pazakontë për Shqipërinë e asaj kohe: si t’u ofronin familjeve shqiptare një produkt ushqimor me standardin dhe sigurinë e një vendi evropian. Vëllezërit Duka themeluan kompaninë aiba në vitin 1994, fillimisht si prodhues ushqimi për blegtori. Ata punuan me një vizion të qartë dhe me besim të palëkundur në fuqinë e sipërmarrjes së lirë. Të udhëhequr nga dëshira për të sjellë risi në çdo hap, ata vendosën të investojnë në një fermë pularie me 5,000 shpendë. Ky investim modest shënoi fillimin e një historie suksesi që falë punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm e ktheu aiba-n në prodhuesin më të madh dhe të rëndësishëm të vezëve në Shqipëri. Nga një ide e thjeshtë, u krijua një markë që sot është bërë sinonim i vezëve dhe produkteve të vezës shqiptare, duke u ofruar mijëra familjeve në mbarë vendin sigurinë dhe cilësinë që meritojnë çdo ditë.

Punë aktive: 5
Adresa:

Lagjja 14, Rruga Sali Nivica, Shkozet, Durrës, Shqiperi

Numri i punonjësve:

I Mesëm (100-1000 punonjës)

Kontakt:

email: info@aiba.al

tel: +35544540566