Ekonomiste
RAMETAL
Paga
Tipi i punës
E plotëEksperienca
Mid LevelLloji i punës
Në zyrëRametal kërkon një/e specialist/e të kualifikuar në fushën e financës, kontabilitetit dhe procedurave doganore për t'u bashkuar me ekipin tonë. Ky pozicion është ideal për një person të saktë, të përgjegjshëm dhe me aftësi të mira organizative, i cili do të kontribuojë në menaxhimin e dokumentacionit financiar dhe doganor të kompanisë.
- Eksperiencë në financë dhe kontabilitet.
- Përdorim i mirë i programit Finance 5.
- Regjistrimi dhe mbajtja e llogarive Klient–Furnitor.
- Regjistrimi dhe fiskalizimi i deklaratave doganore.
- Njohuri mbi procedurat e Import–Eksportit.
- Njohuri mbi tranzitet dhe regjimet doganore.
- Regjistrimi dhe kontrolli i dokumentacionit të importeve/eksporteve.
- Aftësi të mira në Excel dhe përpunim të dhënash financiare.
- Saktësi, përgjegjshmëri dhe aftësi të mira organizative.
- Preferohet eksperiencë e mëparshme në kompani që operojnë me importe, eksporte dhe procedura doganore.
Orari: 08-16, e Hene-e Premte.
Mbikalimi i Fllakes, Durres.
Nuk perfshihet transporti.
Rreth nesh
Rametal Shpk është një kompani lider në Shqipëri, e themeluar në vitin 2010, e specializuar në riciklimin, përpunimin dhe prodhimin e aliazheve të aluminit. Me seli në autostradën Durrës-Tiranë (Km 5, Xhafzotaj), kompania operon me teknologji të fjalës së fundit dhe furnizon tregun evropian me shufra dhe gjysmësfera alumini me cilësi të lartë. Mbi bazën e ekonomisë qarkulluese, aktiviteti ynë përfshin grumbullimin dhe shkrirjen e mbetjeve metalike, një rrjet të konsoliduar të import-eksportit dhe logjistikës ndërkombëtare, si dhe projektimin e ndërtimin e impianteve të energjisë së rinovueshme fotovoltaike. Si një kompani në zhvillim të vazhdueshëm, ne ofrojmë një mjedis pune stabël, që nxit zhvillimin profesional, sigurinë teknike dhe qëndrueshmërinë mjedisore.
Autostrada Durrës–Tiranë, Km 5, Vrrinë, Xhafzotaj, Durrës, Shqipëri
I Mesëm (100-1000 punonjës)
email: hr@rametal.al
tel: +35552900996
Ti mundesh!